“Zemra ime do vijë si dëshmitar”, zbulohen mesazhet e Ramës me Kryemadhin
Duke shfrytëzuar pjesërisht frazën e ish-bashkëshortit, Ilir Meta, “me qetësi”, por jo me dashuri, Monika Kryemadhi parashtroi kundërshtimet e saj ndaj akuzës së SPAK-ut, që ka konkluduar se çifti ka ndikuar për marrëveshjen e fibrave optike në favor të Ardian Shatkut. Ish-deputetja i cilësoi komunikimet me mesazhe dhe në e-mail si administrative dhe aspak ndikuese apo të dyshimta për të qenë penale. Nën pretendimin se më shumë kishte folur për këtë çështje me Edi Ramën dhe duke sjellë një komunikim mes tyre, Monika Kryemadhi jo vetëm ngriti dilemën përse nuk ishte pyetur nga SPAK-u Rama, por kërkoi që ai të thirrej si dëshmitar. Anila Hoxha: Ju lexuat mesazhet me kryeministrin e vendit, ku ai ju quan “zemër”, mendoni se është bërë xheloz ish-bashkëshorti juaj teksa...
Burimi:
ntv.al