Si përplasja nga TikTok-u do kthehej në një masakër/ I mitur: Më ngacmuan motrën…

Si përplasja nga TikTok-u do kthehej në një masakër/ I mitur: Më ngacmuan motrën…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga konflikti i parandaluar mes disa të miturve në Tiranë. Burimet për Top News bëjnë me dije se sherri mes të miturve ka nisur nga TikTok-u. Njëri prej tyre ka pretenduar se i kanë ngacmuar motrën në rrjetet sociale dhe ka mbledhur një grup për t’u konfliktuar. Të miturit ishin ndarë në grupe, mes tyre nga Selita, Yzberishti, 21 Dhjetori dhe ish-Parku. Të miturit janë grumbulluar dhe kanë bërë edhe video, të veshur me të zeza, dhe i kanë hedhur në TikTok. Me armë të ftohta janë nisur për t’u rrahur, por kanë ndërhyrë agjentët. Më pas janë lajmëruar familjarët dhe psikologët dhe është bërë i mundur parandalimi i konfliktit. Policia ka proceduar penalisht 28 persona, ndërsa ka...