“Thika ishte e tij”/ Zbardhet dëshmia e autorit: Turistin e vrava për vetëmbrojtje

“Thika ishte e tij”/ Zbardhet dëshmia e autorit: Turistin e vrava për vetëmbrojtje

Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit S. V., i dyshuar për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në ambientet e jashtme të një lokali në Ksamil. Para gjykatës, 29-vjeçari ka dhënë versionin e tij për konfliktin, duke pretenduar se goditja me thikë ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes. Ai ka deklaruar se përplasja ka nisur brenda ambienteve të lokalit, ku disa turistë dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit. Sipas dëshmisë së tij, pasi turistëve u është kërkuar të qetësoheshin, situata ka agravuar dhe ka kaluar në përplasje fizike. 29-vjeçari, i cili punonte si truprojë në kompleksin “Principote”, pretendon se viktima kishte në dorë thikën dhe se ai ia ka marrë atë gjatë konfliktit. Sipas versionit të dhënë...