Irani vë shënjestër bazat amerikane në Evropë/ NATO: Jemi gati për çdo sulm

Irani vë shënjestër bazat amerikane në Evropë/ NATO: Jemi gati për çdo sulm

NATO ka deklaruar se është e përgatitur të përballet me çdo kërcënim dhe të marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e aleatëve, pas raportimeve se Irani ka shqyrtuar mundësinë e goditjes së objektivave ushtarake amerikane në Evropë në rast të përshkallëzimit të konfliktit me Shtetet e Bashkuara. Reagimi i aleancës erdhi pas një raportimi të Financial Times, sipas të cilit Teherani ka vlerësuar skenarë për sulme ndaj instalimeve ushtarake amerikane në territorin evropian, nëse administrata e Donald Trump vendos të intensifikojë operacionet ushtarake. Një zyrtar i NATO-s, i pyetur nga Reuters për këto raportime, tha se aleanca ka kapacitete të forta mbrojtëse dhe parandaluese. “NATO është e përgatitur të përballet me çdo kërcënim dhe gjithmonë do të bëjë atë që është e nevojshme për të...