Përplasen dy skafe pranë Lumit të Shalës, dyshohet se 8 persona kanë mbetur të plagosur
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, pranë zonës së lumit të Shalës. Sipas informacioneve paraprake, dy skafe janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa dyshohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur 8 persona. Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit dhe gjendjen e të plagosurve. Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim.
Burimi:
gijotina.com