Zyrtare/ Elbasani afron mbrojtësin, firmos Lleshi – Balkanweb.com – News24

Zyrtare/ Elbasani afron mbrojtësin, firmos Lleshi – Balkanweb.com – News24

Elbasani ka zyrtarizuar afrimin e Kleando Lleshit, i cili do të jetë pjesë e skuadrës verdheblu për sezonin e ri. Lojtari ka hedhur firmën mbi kontratë dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e ekipit.  Mbrojtësi ka luajtur më parë për skuadra si Tirana, Laçi dhe Kukësi. Lleshi pritet të jetë një tjetër alternativë e rëndësishme për trajnerin dhe të japë kontributin e tij në objektivat e klubit. Me këtë lëvizje, Elbasani vijon të jetë aktiv në merkato, duke përforcuar organikën në prag të sezonit të ri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb