Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra janë aktive, 2 nën monitorim
Situata me zjarret vijon të mbetet problematike në vend, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka dhën një përditësim në lidhje me këtë. Përmes një njoftimi zyrtar, Mbrojtja bën me dije se në territorin e vendit janë regjistruar 6 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim. Në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Vatrat aktive kryesore janë në Dajt, Priskë, Lufaj dhe Tërbun. Situata paraqitet në përmirësim në Gurë-Lurë, ku zjarri është shuar dhe zona mbahet në monitorim, ndërsa në Qafë Helmes vatra është izoluar dhe vijojnë operacionet me forcat lokale. Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve Ministria e Mbrojtjes informon se...
Burimi:
gijotina.com