Muaji korrik, meteorologia Porja: Temperaturat arrijnë 40 gradë, vala e të nxehtit “kulmon” të enjten dhe të premten
Pjesa e dytë e korrikut pritet të sjellë temperatura shumë më të larta në Shqipëri, me një valë të nxehti që do të prekë disa zona të vendit. Meteorologia Lajda Porja, në një intervistë për “Ora News”, bëri të ditur se pas një fillimi korriku me temperatura më normale, termometri do të nisë rritjen nga dita e martë. Sipas saj, temperaturat do të shkojnë në 37 gradë të martën dhe deri në 38 gradë të mërkurën, ndërsa kulmi i të nxehtit pritet të jetë të enjten dhe të premten, kur në disa qarqe të Shqipërisë mund të shënohen vlera deri në 40 gradë. Zonat më të prekura nga temperaturat e larta pritet të jenë qarqet e Shkodrës, Beratit, Gjirokastrës, Elbasanit, Tiranës, Fierit dhe Lushnjës. Në...
Burimi:
sot.com.al