“Mos klikoni”/ Alarmi për faqet false që imitojnë e-Albania, AKSK paralajmëron qytetarët
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve në rrjetet sociale. Sipas njoftimit, një link i shpërndarë në Facebook imiton platformën zyrtare e-Albania me qëllim vjedhjen e të dhënave personale. Në një postim në Facebook, AKSK bën me dije se, pas identifikimit të rastit, ka ndërmarrë masat përkatëse dhe, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës janë dërguar për bllokim pranë AKEP. Ndërkohë, qytetarëve u bëhet thirrje të mos klikojnë linke apo të dhëna të dyshimta në rrjetet sociale ose aplikacionet e komunikimit. Njoftimi i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Kujdes nga faqet false që imitojnë institucionet zyrtare! Autoriteti Kombëtar për Sigurinë...
Burimi:
ntv.al