Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar

Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi të dielën se flamuri i Ambasadës së Shtetit të Izraelit u hoq dhe u përdhos gjatë protestës së të shtunës nga protestues të maskuar, duke e dënuar si akt të padenjë për Shqipërinë. Në deklaratën e saj, ministria thotë se veprime të tilla “nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes, të drejtën legjitime për protestë paqësore apo me vlerat tona demokratike”, duke i cilësuar ato si “shfaqje të urrejtjes, intolerancës dhe nxitjes së saj”. Sipas Ministrisë së Jashtme, ky akt bie ndesh me traditën shqiptare të mikpritjes, harmonisë dhe respektit për tjetrin dhe nuk përfaqëson Shqipërinë apo popullin shqiptar. Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme në X “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës...