Ministria e Drejtësisë, fytyra e shëmtuar e qeverisë shqiptare
“Pastori” Toni Gogu, është ministri aktual i Drejtësisë, një figurë e butë, thuajse lozonjare, krahasuar me paraardhësit e tij që kërkonin autoritet që askush nuk ua jepte, më parë, pa qenë në atë pozicion. Pa një identitet të rëndësishëm në fushën politike dhe atë juridike, Gogu u gjet si personazh që mund të mbulojë disi gropën e hapur të Ministrisë së Drejtësisë. Me një karrierë të nënshtruar, thuajse të padukshme, ministri Gogu ka mbijetuar gjatë gjithë kohës me buzëqeshjen që të shkakton transferimi i njeriut nga udhëheqës shpirtëror i kishës, në predikues shërbesash politike. Ministria e skandaleve Mjafton të hysh sot në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë për të kuptuar se sa thellë ka shkuar degradimi i saj. Organigrama paraqet 4 drejtori të përgjithshme, dhjetëra...
Burimi:
sot.com.al