Mijëra turistë në Vlorë brenda ditës/ Fluks i lartë në port, në 24 orët e fundit mbërrijnë mijëra turistë dhe emigrantë
Fluksi i emigrantëve dhe turistëve në Portin e Vlorës vijon të jetë i lartë edhe në kulmin e sezonit turistik. Gjatë ditës së djeshme, me dy tragetet e linjës Brindisi–Vlorë mbërritën në port rreth 1.100 pasagjerë dhe 350 automjete. Ndërsa edhe gjatë ditës së sotme, dy tragetet e kësaj linje pritet që të zbarkojnë në Portin e Vlorës rreth 900 pasagjerë dhe 300 automjete. Trageti i parë u ankorua në orët e para të mëngjesit, ndërsa i dyti mbërrin rreth orës 17:00. Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë turistë të huaj që kanë zgjedhur rivierën shqiptare për pushimet verore, por nuk mungojnë as emigrantët shqiptarë, të cilët janë kthyer për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre. Për të përballuar fluksin në rritje dhe...
Burimi:
sot.com.al