Me pistoletë dhe municion luftarak gati për të grabitur një banesë në Farkë, përfundon në pranga 53-vjeçari
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lugina e Errët”, duke arrestuar në flagrancë një 53-vjeçar që dyshohet se po përgatitej të kryente një vjedhje banese në zonën e Farkës. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur kapjen e shtetasit me iniciale A. K., 53 vjeç, banues në Durrës, teksa po tentonte të futej në një banesë për të vjedhur. Njoftimi i policisë: Po përgatitej për të kryer një vjedhje banese në Farkë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 53-vjeçari. 53-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe pronës. Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe mjete të dyshuara për kryerje vjedhjesh. Zbardhen edhe 2 raste të tjera vjedhjesh/tentativash...
Burimi:
sot.com.al