Mbi krizën institucionale dhe rendin kushtetues: Për një qeveri profesionale dhe programore, me një kryeministër apartiak

Mbi krizën institucionale dhe rendin kushtetues: Për një qeveri profesionale dhe programore, me një kryeministër apartiak

Nga Hisen Berisha Ajo që po ndodh sot në Kuvendin e Kosovës nuk duhet parë vetëm si një përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës. Është një çështje që prek drejtpërdrejt funksionimin e shtetit, legjitimitetin institucional dhe respektimin e rendit kushtetues. Qëndrimi im është i qartë, është mbi palët politike dhe në anën e Kushtetutës dhe të Republikës së Kosovës. LVV, si subjekt i parë në zgjedhje, ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por nuk ka të drejtë ta konsiderojë këtë të drejtë si të drejtë për ta mbajtur peng konstituimin e Kuvendit. Në anën tjetër, opozita ka të drejtë ta kundërshtojë kandidaturën dhe të mos votojë një zgjidhje që nuk e konsideron të pranueshme. Por edhe opozita duhet të kujdeset që kundërshtimi...