“Mazhoranca nuk ka kundërshtarë”/ Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Ngjela: Saliu është anti-demokrat, non grata në dy vende
Avokati Spartak Ngjela u shpreh se Sali Berisha nuk e respekton demokracinë, duke përmendur faktin se ishte i vetmi kandidat në garën për kreun e PD-së, pas skualifikimit të Mereme Selës. Në një lidhje live në emisionin “Breaking me Dafina Hysa”, Ngjela deklaroi se maxhoranca aktuale nuk ka kundërshtarë politikë realë, ndërsa theksoi se kreu i opozitës është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. “E vetmja dobësi antiperëndimore dhe antieuropiane, anti-amerikane në Shqipëri është Sali Berisha, i cili është non grata në Amerikë dhe BE. Është non grata për veprimtari anti-amerikane dhe anti-perëndimore. Roli i maxhorancës në procesin e integrimit është shumë i qartë. Unë jam kundërshtar i socialistëve, por nuk kanë bërë ndonjë gabim në lidhje me integrimin. Ai po vazhdon...
Burimi:
top-channel.tv