Masakër mjedisore në Gjirin e Lalzit/ Ujërat e zeza derdhen në det, ndotet bregdeti në kulmin e sezonit

Masakër mjedisore në Gjirin e Lalzit/ Ujërat e zeza derdhen në det, ndotet bregdeti në kulmin e sezonit

Një situatë shqetësuese mjedisore është konstatuar në Gjirin e Lalzit, ku ujërat e zeza dyshohet se po derdhen drejtpërdrejt në det. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë ndotjen e bregdetit në një prej zonave më të frekuentuara nga pushuesit, ndërsa ky veprim vjen në kulmin e sezonit turistik. Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta në Europë për lidhjen e popullsisë me sistemet e trajtimit të ujërave të ndotura. Në vitin 2024, vetëm 12.6% e popullsisë rezultonte e lidhur me impiante që ofrojnë të paktën trajtim dytësor të ujërave të ndotura, sipas të dhënave të Eurostat. Treguesi mat pjesën e popullsisë së lidhur me sisteme ku ujërat e ndotura i nënshtrohen të paktën trajtimit biologjik, përpara se të shkarkohen në mjedis. Të dhënat...