Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë
Deputetja Marjana Koçeku, mbrëmjen e sotme, ka zbuluar arsyet që e çuan drejt largimit nga Partia Socialiste dhe kandidimit si e pavarur. Gjatë një interviste për Euronews Albania, Koçeku deklaroi se gjatë kohës që ushtroi mandatin si deputete e PS-së ka qenë kritikuese dhe kërkuese. Po ashtu, ajo tha se pakënaqësitë i kishte shprehur disa herë edhe në mbledhjet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. “Gjatë tetë muajve si deputete e PS-së, kam qenë kritikuese dhe shumë kërkuese për komunitetin tim dhe për kauzat që i kam konsideruar të rëndësishme, si mjedisi apo çështjet e komunitetit të Shkodrës, nga vij unë. Mendoj se i kam dhënë shenjat e këtyre pakënaqësive dhe nuk kanë pse të habiten. Kam folur për lumin Drin si një urgjencë kombëtare,...
Burimi:
argjiroja.net