“Largimi i Ramës e vetmja rrugë”/ Xhixho: Qiratë në Tiranë gëlltisin mbi 93% të pagave, çdo familje në protestë

“Largimi i Ramës e vetmja rrugë”/ Xhixho: Qiratë në Tiranë gëlltisin mbi 93% të pagave, çdo familje në protestë

Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, zëvendëspresidentja Erisa Xhixho akuzoi qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës për dështim në menaxhimin e kryeqytetit, duke e cilësuar Tiranën si një nga qytetet më të shtrenjta dhe më pak të përballueshme në Europë. Ajo tha se një familje me katër anëtarë shpenzon rreth 89% të të ardhurave mujore vetëm për nevojat bazë, ndërsa qiratë konsumojnë mbi 93% të pagave lokale. Xhixho ngriti shqetësime edhe për mungesën e strehimit të përballueshëm, transportin publik që sipas saj mbetet larg standardeve europiane dhe problemet me parkimin, duke theksuar se 84% e banorëve të Tiranës hasin vështirësi për të gjetur vend parkimi. Ajo akuzoi qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës se po favorizojnë një model zhvillimi që, sipas saj,...