Lamtumira e efektivit të policisë Enea Mekolli, familja nuk pranon prehjen në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë

Lamtumira e efektivit të policisë Enea Mekolli, familja nuk pranon prehjen në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë

I jepet lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut” Enea Mekolli, efektivi i policisë i cili u vra nga i shumëkërkuari dhe i dënuari për drogë, Violand Braçellari, gjatë një operacioni të zhvilluar për kapjen e tij dje në Lozhan të Maliqit, ku u plagos edhe efektivi tjetër Edison Adri.Homazhet në nderim të tij nisën pranë Qendrës Kulturore të Pogradecit, të cilët nisën në orën 10:00 deri në 12:00. Qindra qytetarë, miq dhe kolegë mes lotësh, janë mbledhur për të shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj sakrificës së tij.Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin Blacë, ku Enea Mekolli do të prehet mes dhimbjes së familjes dhe nderimit të komunitetit.Familja kërkoi që Enea të prehej në vendlindjen e...