Ky është 45-vjeçari që plagosi efektivin me armën e shërbimit (Emri+Foto)

Ky është 45-vjeçari që plagosi efektivin me armën e shërbimit (Emri+Foto)

Personi që shihni në foto është 45-vjeçari Zamir Skenderi i cili është arrestuar pasi ishte autor i një ngjarje jo të zakontë. Ndërkohë që shoqërohej nga komisariati i Fierit drejt Kuçovës, ai i ka rrëmbyer armën e shërbimin një efektivi duke e plagosur atë. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën të fshehur në trup një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë. Policia ndërkohë njofton se efektivi është transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.