Kuvendi Kombëtar i PD/ “Do ta riformatojmë partinë”, Gjin Gjoni zbërthen planin: Ja çfarë do të ndodhë të shtunën!

Kuvendi Kombëtar i PD/ “Do ta riformatojmë partinë”, Gjin Gjoni zbërthen planin: Ja çfarë do të ndodhë të shtunën!

Partia Demokratike pritet të mbledhë këtë të shtunë Kuvendin Kombëtar, në një moment që vjen pas debateve për mënyrën e rikonfirmimit të Sali Berishës në krye të selisë blu. Duke folur në një studio televizive, deputeti i PD Gjin Gjoni deklaroi se forca politike ku ai bën pjesë ndodhet në një proces riorganizimi dhe reformimi të strukturave drejtuese. Gjoni ndërsa nënvizoi nevojën për hapje të partisë dhe afrimin e figurave të reja që ngjallin besim te publiku. “PD është në një proces riorganizimi dhe po shkon në proces zgjedhjesh sipas një mandati që është përcaktuar në statut. Ditën e shtunë është procesi i Kuvendit të PD dhe pres që të ketë piketa shumë të rëndësishme sa i përket 4-vjeçarit të ardhshëm në lidhje me drejtimin...