Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe shi, çfarë na premton moti këtë të mërkurë
Vendi ynë do të ndikohet këtë të mërkurë nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë të pranishme në zonat veriore dhe qendrore të vendit. Në disa zona priten edhe shtrëngata të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të vijnë gradualisht në pakësim, ndërsa reshjet do të kufizohen vetëm përgjatë zonave malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi deri në në 15 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Burimi:
sot.com.al