Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës. Pas orëve të mesditës mot me alternime kthjellimesh e vranësirash ndërsa pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa pjesa tjetër e territorit me intensitet të ulët. Gjatë ditës reshjet parashikohen me intensitet të ulët hera-herës shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje graduale e reshjeve...