Kurbin/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Shpërdhet, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Kurbin/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Shpërdhet, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Pesë automjete të tonazhit të rëndë, janë përfshirë nga flakët në një gurore në fshatin Shpërdhet Dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar. “Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30, shtetasi B. A., ka njoftuar se në fshatin Shpërdhet te gurorja të cilën e ka në administrim dhe përdorim, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë, ku dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njoftoi sot policia.