Kurban Bajrami festohet në Korçë dhe Pogradec mes lutjeve dhe mesazheve për familjen dhe besimin

Kurban Bajrami festohet në Korçë dhe Pogradec mes lutjeve dhe mesazheve për familjen dhe besimin

Kurban Bajrami është falur këtë mëngjes në xhaminë “Iljaz Bej Mirahori” në Korçë, ku morën pjesë qindra besimtarë myslimanë, të cilët më pas kanë përcjellë urimet në këtë ditë feste. U festua edhe në xhaminë “Ebu Beker” në Pogradec, ku të pranishëm ishin qindra besimtarë myslimanë. Në përfundim të faljes së namazit, imami i xhamisë, Mirel Mazelli, vuri theksin te rëndësia e forcimit të marrëdhënieve familjare, veçanërisht në këto ditë feste. Ai u ndal edhe te mesazhi i kurbanit, duke apeluar që ky akt të mos kthehet në reklamim në rrjetet sociale, por të mbetet një vepër e sinqertë shpirtërore, një lidhje e drejtpërdrejtë me Zotin, në mënyrë që të jetë i pranueshëm dhe i pastër në qëllimin e tij. Top Channel