“Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike, bëhen dekore…”/ Rama humb qetësinë ndaj qytetares, kërkohet dorëheqja

“Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike, bëhen dekore…”/ Rama humb qetësinë ndaj qytetares, kërkohet dorëheqja

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur publikisht një komenti të një qytetareje nga Tetova, e cila në rrjetet sociale i kërkonte dorëheqjen dhe kritikonte praninë e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në aktivitetet politike në Tiranë. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë tha se nuk e njeh personalisht qytetaren, por se postimi i saj e nxiti të shprehej për një çështje që, sipas tij, po trajtohet gabimisht në debatin publik. Rama theksoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të konsiderohen diasporë e Shqipërisë, pasi janë popull shtetformues në vendin e tyre, ndërsa të njëjtin qëndrim shprehu edhe për shqiptarët e Kosovës, duke kujtuar se ata kanë shtetin e tyre të pavarur. Reagimi i Ramës: Nuk e njoh zonjën, po më çoi dikush...