Kthehen emigrantët, por nuk mungojnë…/ Fluks mbërritjesh në Portin e Vlorës, 1100 pasagjerë dhe 350 automjete

Kthehen emigrantët, por nuk mungojnë…/ Fluks mbërritjesh në Portin e Vlorës, 1100 pasagjerë dhe 350 automjete

Ka nisur fluksi i mbërritjes së emigrantëve dhe turistëve në Portin e Vlorës. Gjatë ditës së sotme, me dy tragetet e linjës Brindisi–Vlorë kanë mbërritur rreth 1.100 pasagjerë dhe 350 automjete. Trageti i parë është ankoruar në orët e para të mëngjesit, ndërsa i dyti ka mbërritur rreth orës 17:00. Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë turistë të huaj, por edhe emigrantë shqiptarë që kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet verore pranë familjeve dhe në bregdetin shqiptar. Fluksi pritet të rritet edhe më tej gjatë ditëve në vijim, në kulmin e sezonit turistik. Për të përballuar numrin në rritje të udhëtarëve dhe për të shmangur vonesat në përpunimin e dokumentacionit, autoritetet kufitare kanë shtuar sportelet e kontrollit, duke i çuar nga tetë në dymbëdhjetë. Autoritetet...