Kryemadhi debat të ashpër me Metën në seancë, Blushi ‘mollë sherri’: Boll, mos u merr me llafe grash!

Kryemadhi debat të ashpër me Metën në seancë, Blushi ‘mollë sherri’: Boll, mos u merr me llafe grash!

Teksa në GJKKO po zhvillohet seanca në Themel, për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortët janë përfshirë në një debat i nxitur nga deklarata e Metës se nuk ka dijeni se çfarë ka bërë Kryemadhi. Po ashtu ish-presidenti deklaroi se ai nuk ka dijeni për mesazhet me Piro Xhixhon, Theodhori Çamin apo me Adrian Shatkun dhe tha se ky i fundit duhet të kishte ardhur për të dëshmuar. “Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. As me Theodhori Çamin, që e ka mbiemrin Çami, po ka therur çamë. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur...