Zjarri në Shkozet, arrestohet 38-vjeçari, Policia: Tentoi të digjte disa barishte, por flakët dolën jashtë kontrollit
Një 38-vjeçar është arrestuar si autori i dyshuar i zjarrit masiv që përfshiu një magazinë në Shkozet ditën e djeshme (30 korrik), duke shkaktuar edhe probleme me furnizimin me energji elektrike në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, 38-vjeçari me inicialet A. N., ndezi zjarr për djegien e disa barishteve në afërsi të magazinës, por flakët dolën jashtë kontrollit. Si pasojë e zjarrit, në magazinë u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa gjatë punës për fikjen e flakëve u asfiksuan edhe 2 zjarrfikës. Ata u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. “Ndezi zjarr për djegien e barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një magazinë, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë...
Burimi:
javanews.al