Zjarri në pyllin e Shëngjinit, arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies (EMRI)

Zjarri në pyllin e Shëngjinit, arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies (EMRI)

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 57-vjeçar, i dyshuar si autori i zjarrvënies në pyllin e Shëngjinit. Bëhet me dije se 57-vjeëari Bashkim Alija ka ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave pranë subjektit të tij tregtar, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë dhe djegur sipërfaqe të madhe pyjore në malin e Shëngjinit. Gjithashtu, gjatë përhapjes së flakëve, në terren ka ndodhur një shpërthim, i dyshuar si i shkaktuar nga një predhë luftarake e pashpërthyer, e cila ka shpërthyer si pasojë e zjarrit në zonën malore. Si pasojë është dëmtuar A.U, 30 vjeç, i cili ndodhej si pasagjer në një automjet që ishte në lëvizje në zonë. Ai ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Njoftimi:...