Zjarri në pallatin në Tiranë/ Goxhaj: Flakët nisën në një biznes në katin e parë, fasada ndihmoi në përhapjen e tyre

Zjarri në pallatin në Tiranë/ Goxhaj: Flakët nisën në një biznes në katin e parë, fasada ndihmoi në përhapjen e tyre

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka qenë prezente pranë pallatit që u përfshi nga flakët në kompleksin Arlis te ‘Farmacia 10’ në Tiranë. Gjatë fjalës së saj para mediave, Ristani tha se fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të humbur apo që mund të ketë mbetur brenda pallatit që u përfshi nga flakët. “Nuk ka asnjë banor të humbur apo që nuk kemi informacione dhe që rrezikohet të mbetet brenda. Megjithatë do të bëhet kontrolli në të gjithë ndërtesën, banesë më banesë, për të siguruar që në të vërtetë nuk kemi asnjë humbje apo dëmtim. Ajo që dimë deri më tani, është se nuk kemi humbje jete”, tha Ristani. Nga ana tjetër, drejtori i Zjarrëfikëses së Tiranës, Shkëlqim...