Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri
Zjarri i rënë në malin e Shëngjinit vijon të përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë që po fryn në zonë. Forcat zjarrfikëse po hasin vështirësi në ndërhyrje për shkak të terrenit të thyer, i cili e bën të vështirë afrimin pranë vatrës së zjarrit. Aktualisht, në operacion janë angazhuar pesë mjete zjarrfikëse, ndërsa strukturat e emergjencave po punojnë për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre drejt zonave të banuara dhe rrugës kryesore. Gjatë operacionit është raportuar edhe një shpërthim brenda vatrës së zjarrit. Dyshohet se nga shpërthimi është shkëputur një copë guri, e cila ka plagosur një pasagjer të një automjeti që po lëvizte në drejtim të Shëngjinit. I riu është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Lezhës për të...
Burimi:
javanews.al