Kamioni përfshihet nga flakët pranë Laçit, rëndohet trafiku

Kamioni përfshihet nga flakët pranë Laçit, rëndohet trafiku

Një kamion i tonazhit të mesëm është përfshirë nga zjarri këtë pasdite në rrugën pranë Laçit. Flakët kanë shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi, ndërsa prania e automjetit të përfshirë nga zjarri ka sjellë vështirësi në qarkullim. Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ngadalësojnë lëvizjen dhe të kalojnë me kujdes në zonë. Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e incidentit ende nuk dihen.