Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Dy ditë pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu një magazinë, në Shkozet dhe la pa energji të gjithë Durrësin, situata vijon të mbetet problematike. Vatra të izoluara riaktivizohen vazhdimisht, duke çliruar tym toksik që përhapet në zonën përreth. Më të prekurat janë familjet që jetojnë pranë objektit të djegur. Familja Hoxha, banesa e së cilës ndodhet ngjitur me magazinën, ka pësuar dëme nga flakët. Për të, kjo është goditja e dytë brenda vitit, pasi në janar shtëpia u dëmtua edhe nga përmbytjet. Në asnjë rast nuk ka pasur dëmshpërblim . Banorët shprehen të shqetësuar jo vetëm për dëmet materiale, por edhe për tymin toksik që vijon të mbulojë zonën. Forcat zjarrfikëse vazhdojnë të ndërhyjnë herë pas here për shuarjen e vatrave që aktivizohen nën mbetjet...