Zjarri në Landfillin e Bushatit vijon të mbahet nën kontroll, por a ka rrezik për banesat përreth?

Zjarri në Landfillin e Bushatit vijon të mbahet nën kontroll, por a ka rrezik për banesat përreth?

Vatra e zjarrit në landfillin e Bushatit vazhdon të jetë aktive, por sipas autoriteteve, është izoluar dhe nuk paraqet rrezik për përhapje në zonat përreth. Situata po menaxhohet dhe mbahet nën kontroll operacional nga strukturat në terren. Në operacion janë angazhuar rreth 20 efektivë të shërbimit zjarrfikës të bashkisë përkatëse, me 3 automjete zjarrfikëse, në bashkëpunim me punonjësit e landfillit dhe Policinë Bashkiake. Ndihmë shtesë kanë dhënë edhe njësitë nga bashkitë Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Kamëz, duke siguruar një reagim të koordinuar. Për izolimin e vatrave dhe kufizimin e përhapjes së zjarrit po përdoren edhe mjete të rënda, përfshirë ekskavatorë dhe kamionë, ndërsa furnizimi me ujë vazhdon pa ndërprerje përmes autobotëve të angazhuar në terren. Zjarri ka përfshirë kryesisht mbetje urbane dhe, sipas të dhënave...