Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, digjet një pjesë e çatisë dhe mallrat

Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, digjet një pjesë e çatisë dhe mallrat

Një zjarr ka përfshirë tregun e fruta-perimeve në qytetin e Lushnjës gjatë orëve të para të mëngjesit. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 03:30 pas mesnate. Si pasojë e flakëve është djegur pothuajse gjysma e pjesës së çatisë së tregut, si edhe raftet bashkë me mallrat që ndodheshin aty. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia po verifikon kamerat e sigurisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vërteta të ngjarjes.