Zjarr në një parcelë me ullinj në Mallakastër, era favorizon flakët

Zjarr në një parcelë me ullinj në Mallakastër, era favorizon flakët

Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë ullishte, vreshtari dhe bazë ushqimore për bagëtitë. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar flakët ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.