Zjarr në një parcelë me ullinj në Belsh
Një vatër zjarri ka “shpërthyer” pasditen e sotme në territorin e bashkisë së Belshit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët dhe autoritetet vendore. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:00 flakët janë shfaqur në zonën ku kufizohen fshatrat Seferan dhe Merhojë. Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, ato janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj ,shkurre, bimësi dhe parcela bujqësore. Nga zjarri janë dëmtuar edhe disa parcela me ullinj, ndërsa flakët vijojnë të avancojnë, duke rrezikuar seriozisht banesa që ndodhen pranë vatrës së zjarrit. Banorët e zonës janë vënë në alarm, ndërsa po ndjekin me shqetësim zhvillimin e situatës. Për përballimin e emergjencës janë mobilizuar menjëherë forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Belsh, strukturat...
Burimi:
vizionplus.tv