Zjarr masiv në Gjirokastër, angazhohet i gjithë efektivi i zjarrfikësve, terreni i vështirë pengon automjetet

Zjarr masiv në Gjirokastër, angazhohet i gjithë efektivi i zjarrfikësve, terreni i vështirë pengon automjetet

Një vatër zjarri me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe pyjore mbrëmjen e djeshme, duke vendosur në gatishmëri maksimale strukturat e emergjencës. Flakët po përhapen me shpejtësi midis fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, duke rrezikuar zonat e banuara aty pranë. Alarmi në sallën operative është marrë në orët e para të mbrëmjes, çka ka vënë në lëvizje të menjëhershme skuadrat e shpëtimit. Megjithatë, sapo kanë mbërritur në terren, zjarrfikësit janë përballur me barriera serioze për shkak të thyerjes së relievit. Sipas raportimeve të para nga vendi i ngjarjes në orën 21:09 është marrë njoftimi se kishte rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes u nisën dy grupe shërbimi me dy automjete zjarrfikëse. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se zjarri...