Zhurma e fundit e motorit/ Reportazh nga tragjedia që i mori jetën 33-vjeçarit shqiptar
Mbrëmja kishte nisur si shumë të tjera. Një rrugë malore, zhurma e motorëve dhe një grup njerëzish që ndanin të njëjtin pasion për udhëtimin mbi dy rrota. Por për Maksim Sinanin, 33-vjeçarin shqiptar nga Altopascio, ajo rrugë do të ishte udhëtimi i fundit. Në kthesat e rrugës shtetërore SS64, në zonën e Spedaletto pranë liqenit Specchio në provincën e Pistoias, një çast i vetëm ndryshoi gjithçka. Ishte rreth orës 19:30 kur motori i tij Kawasaki Z1000 u përplas fuqishëm me një automjet që vinte nga drejtimi i kundërt. Askush nuk mund ta mendonte se ato sekonda do të ktheheshin në një tragjedi. Përplasja ishte aq e fortë sa trupi i 33-vjeçarit u hodh rreth 50 metra larg vendit të aksidentit. Motori, simboli i pasionit të...
Burimi:
ntv.al