Zhdukja e 34-vjeçarit/ Kryepolici i Tiranës: Vijojnë hetimet për gjetjen e trupit, ndihmë dhe nga Kosova
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Oliger Torba, deklaroi se vijojnë intensivisht operacionet për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur në Paskuqan, si dhe hetimet për zhdukjen e një 34-vjeçari. Sipas Torbës, policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe janë ushtruar mbi 20 kontrolle banesash në kuadër të kërkimeve për 39-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit. Ai theksoi se në operacion janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA, ndërsa bashkëpunimi me qytetarët ka ndihmuar në grumbullimin e informacioneve. Sa i përket zhdukjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi, drejtori i policisë u shpreh se rasti po trajtohet si çështje sensitive dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga struktura e krimeve të rënda. Sipas tij, kërkimet po përqendrohen kryesisht në...
Burimi:
syri.net