Zbulohet mega-plantacioni i drogës me teknologji të lartë/ Goditet banda shqiptaro-spanjolle, pati përplasje me armë

Zbulohet mega-plantacioni i drogës me teknologji të lartë/ Goditet banda shqiptaro-spanjolle, pati përplasje me armë

RADIO VALENCIA Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle kanë shkatërruar një organizatë kriminale të specializuar në kultivimin e marihuanës në ambiente të mbyllura (indoor) në zona të ndryshme të Komunitetit të Valencias. Operacioni ka çuar në arrestimin e 14 personave dhe sekuestrimin e 3 mijë bimëve, si dhe të disa armëve. Pas shtatë kontrolleve të njëkohshme në zonat Benifaió, Alginet, Benaguasil, Serra, La Pobla de Farnals dhe Moncofa, policia ka çmontuar tre plantacione indoor, ndër të cilat një mega-plantacion me teknologji të avancuar me 2.763 bimë në fazë të avancuar rritjeje. Tre nga të arrestuarit janë futur në paraburgim. Hetimi nisi në muajin janar, pasi u zbuluan disa shtetas shqiptarë që transportonin pajisje për instalime indoor në Xirivella. Hetuesit e Komisariatit Lokal të Policisë Kombëtare në...