Zbulohen 200 agresorët e turizmit, të paktën 10 biznese të tjera kanë denoncuar në Polici sulmet online
Të paktën 200 persona janë identifikuar nga Policia e Shtetit, në lidhje me sulmet e orkestruara të ngjashme me sulmet terroriste kibernetike, me të cilat janë përballur bizneset private gjatë këtyre ditëve të fundit. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Vizion Plus se nga kqyrja e 10 mijë profileve që po verifikohen, të paktën janë evidentuar 200 persona me profilet e tyre të sakta, por që dyshohet se kanë krijuar më adresa falso zinxhir në mënyrë për të goditur virtualisht bizneset private të hoteleri turizmit, resorte, bujtina, restorante dhe shumë aktivitetet të tjera private. Pas deklaratës së drejtorit të Përgjithshmë të Policisë së Shtetit, Skender Hita, të paktë 10 biznese të tjera i janë drejtuar uniformave blu ku kanë bërë kallëzimin e tyre...
Burimi:
vizionplus.tv