Zbardhet dinamika e tragjedisë me 3 viktima në Roskovec/ Borxhi i dyshuar për 180 mijë paund dhe konfliktet me ish-partneren
Detaje të reja dalin nga tragjedia e rëndë në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ku tre persona humbën jetën pas një ngjarjeje që dyshohet se u parapri nga konflikte të vazhdueshme mes 35-vjeçarit Refit (Nertil) Buzi dhe ish-partneres së tij, Rozalinda Plaka. Sipas informacioneve të mbledhura dhe dëshmive të familjarëve, një nga pistat që po hetohet lidhet me një konflikt financiar mes palëve. Dyshohet se shuma prej rreth 180 mijë paundësh, të cilat Buzi pretendohet se ia kishte dërguar familjes së ish-partneres gjatë kohës që jetonte në Britaninë e Madhe, mund të ketë qenë një nga shkaqet e përplasjeve të vazhdueshme. Sipas familjes së Buzit, këto para ishin krijuar nga aktiviteti i tij në Britani dhe pas ndarjes, familja e Rozalindës nuk kishte pranuar t’ia kthente...
Burimi:
javanews.al