Zbardhen detaje nga ekzekutimi në Mirditë, viktima Valter Lleshi dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit
Hetimet për vrasjen e mëngjesit të sotëm në Mirditë po thellohen, ndërsa burime për SYRI bëjnë me dije se 45-vjeçari Valter Lleshi dyshohet se është ekzekutuar për motive hakmarrjeje. Sipas të njëjtave burime, Lleshi, i cili ishte punonjës i një kompanie të nxjerrjes së bazaltit në zonën e Spaç, njihej edhe për lëvizjet dhe punën e tij me mjete të tonazhit të rëndë. Raportohet gjithashtu se disa muaj më parë, një prej automjeteve të punës që ai përdorte dyshohet se ishte pajisur me lëndë plasëse, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Reps–Spaç, në fshatin Shkorrët, ku Lleshi, me origjinë nga zona e Fan, u gjet i pajetë brenda automjetit të tij. Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon kontrollet intensive...
Burimi:
syri.net