Gjykata e Lartë e Brazilit lë në fuqi arrestin e Ervin Matës, vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

Gjykata e Lartë e Brazilit lë në fuqi arrestin e Ervin Matës, vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Ajo ka vendosur të mbajë në fuqi arrestin parandalues me qëllim ekstradimi ndaj shtetasit shqiptar Ervin Mata, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për heqjen e masës së arrestit dhe zëvendësimin e saj me masa të tjera shtrënguese. Vendimi mban datën 21 korrik 2026 dhe është marrë nga ministri Alexandre de Moraes, relator i çështjes së ekstradimit nr. 1.925, ku kërkues është Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Sipas dokumentit gjyqësor, Shqipëria kërkon ekstradimin e Ervin Matës për procedim penal për veprat e dyshuara të trafikut të lëndëve narkotike, kryerjes së veprave penale në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet përkatëse...