Vritet në ambjentin e biznesit Rexhep Ismaili
Vritet në ambjentin e biznesit Rexhep Ismaili. Një sherr në Gjashtë të Sarandës, që përfundoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit, i ka marrë jetën Rexhep Ismaili, pronar i biznesit dhe Kryetar i Shoqatës Çamëria, Dega Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lokalin e karburantit “Vëllezërit Ismaili sh.p.k,” dhe viktimë ka mbetur pronari Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë 1 plumb në kokë. Ndërkohë, një person tjetër i paidentifikuar ende, ka mbetur i plagosur por nuk është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta, por policia thotë se fillimisht sherri ka nisur mes disa personave që kishin shkuar te lokali dhe personave që ndodheshin në lokal, ku ndodhej...
Burimi:
shkodraweb.com