Vrau dy basketbollistët e Skënderbeut/ Anëtar i bandës së “Çobenjve” drejt lirimit?

Vrau dy basketbollistët e Skënderbeut/ Anëtar i bandës së “Çobenjve” drejt lirimit?

Një prej ngjarjeve më të rënda kriminale të dy dekadave të fundit në Korçë, vrasja e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, ka marrë një rrjedhë të papritur. Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka vendosur të ndryshojë masën e dënimit për Damiano Toshin, anëtar i bandës së “Çobenjve”, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim. Ulja e dënimit erdhi si rrjedhojë e pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar. Vendimi u mor pas një procesi rigjykimi, të urdhëruar nga Gjykata e Lartë, e cila më herët kishte prishur vendimin e formës së prerë për burgim të përjetshëm duke e kthyer dosjen për shqyrtim nga e para. Ky vendim rrëzon dënimin e mëparshëm me burgim të përjetshëm, duke hapur rrugën për lirimin e...