Vrau dhëndrin pas sherrit për kujdestarinë e fëmijëve/ Gjykata rrëzon dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Vrau dhëndrin pas sherrit për kujdestarinë e fëmijëve/ Gjykata rrëzon dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Mexhit Picari i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e dhëndrit të tij Kudret Saliaj, do të rigjykohet sërish në Gjykatën e Apelit me një jetë trupë gjykuese. Kjo pasi Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ishte avokati i tij i cili bëri rekurs, Adriatik Cama, duke kërkuar që dhe ish-bashkëshortja e viktimës, të dënohej për bashkëpunim në vrasje. Gjykata e Apelit kishte lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin, ndërsa Dhurata Saliaj ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale të krijimit të kushteve për kryerjen e vrasjes, duke rrëzuar akuzën për bashkëpunim në vrasje. Por si ndodhi ngjarja, e shënuar në Qershor...