Vrasje në Sarandë, konflikti që nisi në lokal përfundoi me një viktimë
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku një konflikt mes disa personash në zonën e Qafë Gjashtës ka përfunduar tragjikisht me humbjen e jetës së një 66-vjeçari. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe vijon kontrollet për kapjen e tij, ndërsa hetimet janë në zhvillim. Sipas burimeve, autori ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit në pronësi të Ismailit. Ky i fundit ndodhej në lokalin e biznesit, i ulur në tavolinë me persona të tjerë, kur autori ka hapur zjarr me pistoletë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend. Sarandë/Informacion paraprak/ Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për...
Burimi:
syri.net